AKTUALITET, 7 Maj 2022, 16:47

Polemikat për Butrintin/ Tare: Ja kush është drejtuesi i Fondacionit që do ta menaxhojë, meqenëse ministrja do fakte!

Polemikat për Butrintin/ Tare: Ja kush është drejtuesi i

Historiani Auron Tare, ka reaguar sërish lidhur me çështjen e Parkut të Butrintit.

Në një status në rrjetet sociale, Tare thekson se sipas Ministrisë, Plani i Manaxhimit të Parkut të Butrintit është firmosur edhe nga Departamenti i Trashëgimisë Kulturore në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në Universitetin e Tiranës, por historiani shpjegon se në Websiten e këtij Fakulteti mund të gjesh lehtësisht se nga kush drejtohet.

“Pra Lorenc Bejko i caktuar nga Ministria e Kulturës si Drejtues i Fondacionit qe do të manaxhojë Butrintin.”, shprehet Tare.

Ne ndihme te Ministrise se Kultures per te publikuar sa me shume fakte per te kuptuar se cfare po ndodh me ceshtjen “Butrinti” me poshte mund te lexoni:

Sipas tabeles me poshte Ministria shkruan se “Plani I Manaxhimit te Parkut te Butrintit eshte firmosur edhe nga Departamenti I Trashegimise Kulturore ne Fakultetin e Historise dhe Filologjise ne Universitetin e Tiranes”

Jeni te lutur te lexoni ne Website te ketij fakulteti se kush e drejton ate dhe do te gjeni se fakulteti drejtohet nga Prof. Lorenc Bejko i caktuar nga Ministria e Kultures si Drejtues i Fondacionit qe do te manaxhoje Butrintin", shkruan Tare.