AKTUALITET, 7 Maj 2022, 16:36

“Peshkaqeni i inceneratorëve po jepte leksione për drejtësinë”, Tabaku i përgjigjet deklaratës së Ramës për SPAK-un

“Peshkaqeni i inceneratorëve po jepte leksione për

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Edi Rama sot në Asamblenë Kombëtare të PS-së, ku bëri thirrje ndaj SPAK që të nxjerrë para të gjithë politikanët e nivelit të lartë që janë të përfshirë në afera kriminale apo të shpallur non-grata.

Nëpërmjet një postimi në Twitter Tabaku shkruan se "peshkaqeni kryesor i inceneratorëve po jepte sot leksione për drejtësinë e munguar", ndërkohë që ironia është që për aferën e inceneratorëve në burg janë veç dy nga grupi strukturuar kriminal, pra cironkat si Bllako dhe Koka.

Tabaku i bën thirrje SPAK-ut të dërgojë përpara aferën e inceneratorëve. 

 Ajo shkruan se SPAK nuk duhet të stepet nga kërcënimet apo ankesat e Ramës. 

Postimi i plotë:

“Peshkqeni kryesor i inceneratorëve po jepte sot leksione për drejtësinë e munguar. Ironia është që për aferën e inceneratorëve në burg janë veç 2 nga grupi strukturuar kriminal, pra cironkat si Bllako dhe Koka!

E udhës do qe që të inkurajonte SPAK për të vazhduar këto hetime që kanë zbuluar pas këmbënguljes së PD një aferë 430 mln euro. Nuk e bën këtë por mbrohet duke u ankuar se po goditen të tijtë. E trishtë! Kemi votuar SPAK jo për tu ankuar pse heton.

Inkurajoj SPAK të dërgojë përpara aferën e inceneratorëve. Të çojë përpara gjykatës GSK për 3 inceneratorët që janë 1 çështje. Korrupsioni dhe abuzimi janë gangrena e shtetit e shoqërisë tonë. Ndaj SPAK nuk duhet të stepet nga kërcënimet apo ankesat e Ramës. Shqiptarët po presin të kuptojnë kush janë peshkaqenët e vërtetë ps inceneratorëve.”