AKTUALITET, 7 Maj 2022, 17:43

Mehmetaj-Ramës: Kërcënimet ndaj SPAK nuk të shpëtojnë, as ty dhe as vartësit e tu!

Mehmetaj-Ramës: Kërcënimet ndaj SPAK nuk të

Nënkryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Kejdi Mehmetaj, ka reaguar me ashpërsi ndaj akuzave që kryeministri Edi Rama lëshoi sot ndaj SPAK-ut, drejtësisë në tërësi dhe Presidentit Ilir Meta.

Në një mesazh në Twitter, Mehmetaj akuzoi me gisht Ramën vetë si përgjegjësin e vetëm të shkatërrimit të sistemit të drejtësisë.

Postimi i Mehmetajt

E.R Gënjeshtar!E mbaj mend mirë kohën kur u miratua reforma në drejtësi në Parlament dhe të gjithë përpjekjet e tua dhe bedelëve të tu për ta sabotuar dhe bërë sipas qefeve tuaja.Po të mos ishte për I.Metën,akoma edhe më e shkatërruar seç është do ishte drejtësia në Shqipëri.

Vettingun ti e emërove dhe ti e kontrollon, ashtu si nëpërmjet tyre po zgjedh e kontrollon të gjithë aktorët e sistemit të drejtësisë. Kërcënimet ndaj SPAK dhe gjuha e turpit që përdor nuk do të shpëtojnë as ty dhe as vartësit e tu nga bëmat që keni kryer.