AKTUALITET, 7 Maj 2022, 17:53

Motori bëhet copë, aksident i rëndë në Elbasan, drejtuesi në gjendje kritike

Motori bëhet copë, aksident i rëndë në Elbasan,

Një person i cili lëvizte me motor ka mbetur i plagosur rëndë pas një aksidenti të pësuar pak më parë në Elbasan.

Mësohet se drejtuesi i motorit është në gjendje kritike për jetën si pasojë e përplasjes me një makinë në aksin Elbasan – Metalurgjik.

I plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Elbasanit, ndërsa policia po heton në vendin e ngjarjes për të zbardhur të plota shkaqet e këtij aksidenti.