TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia rrugore ka vënë në pranga tre drejtues mjetesh. Dy prej shtetasve të arrestuar ishin duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, ndërsa njëri prej tyre ishte duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi.
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
– G. Ç., 29 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, është përplasur me trafikndarësen e rrugës dhe qepenin e një dyqani;
– D. J., 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi;
– K. M., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia.