AKTUALITET, 12 Nëntor 2024, 10:45

FOTOT/ Rama takohet me presidentin e Emirateve të Bashkuara: Mik i rrallë dhe dashamirës i madh i Shqipërisë! Ja çfarë diskutuam

FOTOT/ Rama takohet me presidentin e Emirateve të Bashkuara: Mik i

Kryeministri Edi Rama u takua në Baku me Presidentin e Emirateve të Bashkuara, Sheikh Muhammed Bin Zayed.

Kreu i qeverisë zbuloi se ata diskutuan mbi ecurinë e disa projekteve të rëndësishme që po hyjnë në fazën e zbatimit.

“Një mik i rrallë dhe dashamirës i madh i Shqipërisë, me të cilin folëm për ecurinë e mirë të disa projekteve të rëndësishme që po hyjnë në fazën e zbatimit, nga krijimi i kompanive të përbashkëta publike të prodhimit të energjisë (KESH-Mazdar) dhe shtypshkrimit të letrave me vlerë, linja e interkonjeksionit me Italinë në partneritet tripalësh, e deri tek sistemi i ri digjital i kontrollit të trafikut; zhvillime tejet të rëndësishme për forcimin dhe modernizimin e sektorit publik në Shqipëri”, shkruan Rama.