AKTUALITET, 3 Prill 2022, 14:14

Hapja e sallës VIP në "Rinas", Rama bën njoftimin për të rinjtë: Kërkohen djem dhe vajza me paga mbi 60 mijë lekë të reja

Hapja e sallës VIP në "Rinas", Rama bën njoftimin

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar mesditën e sotme hapjen e sallës VIP për udhëtarët në aeroportin “Nënë Tereza”.

Rama shprehet se kjo është një hapësirë e bukur ku po punohet detajet e fundit dhe kërkohen djem dhe vajza punëtorë me paga që fillojnë nga 60 mijë lek të reja e lart.

“Salla e re VIP për udhëtarët në Aeroportin “Nënë Tereza” është një hapësirë shumë e bukur, ku po punohen detajet e fundit dhe ku kërkohen vajza e djem të sjellshëm e punëtorë, me paga që fillojnë nga 60 mijë lek të reja e lart, ndërkohë që aeroporti i kthyer në kantier ndërtimi, përgatitet për një numër rekord turistësh në sezonin që po afron”, shkruan Rama.