AKTUALITET, 3 Mars 2023, 18:43

Gjyqtarët e Apelit në prag vendimi, ja ku ka zgjedhur Berisha ta presë verdiktin e tyre për vulën e PD-së

Gjyqtarët e Apelit në prag vendimi, ja ku ka zgjedhur Berisha ta

Ndërkohë që për më shumë se dy orë trupa gjykuese e Gjykatës së Apelit është tërhequr për të marrë vendimin në lidhje me vulën e Partisë Demokratike, bëhet me dije se Sali Berisha sapo ka mbërritur në seli.

Mesa duket kreu i PD do ta presë në selinë blu vendimin e gjykatës, që do jetë edhe vendimi që do të përcaktojë personin që do të udhëheqë demokratët.

Kujtojmë se seanca në Apel nisi në orën 11:00, dhe trupa gjyqësore shqyrtoi ankimimin e Alibeajt, i cili kërkoi rrëzimin e vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri për njohjen e Kuvendit të Berishës të 11 dhjetorit 2021 si legjitim. Ndërkohë në këtë gjykatë janë shtuar masat e sigurisë.

Grupi i Alibeajt përfaqësohej në seancë nga avokati Indrit Sefa dhe Rezart Kthupi, ndërsa përfaqësues të Berishës, është Ivi Kaso, i cili shoqërohet nga Oerd Bylykbashi dhe Ledina Mandia.