TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjykata e Tiranës lë në burg dy efektivët e “Shqiponjave” Andi Çelmeta dhe Hashim Xhixha të akuzuar për korrupsion.
Njëherësh, me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, togat e zeza vendosën të shpallin moskompetencën dhe t’ia kalojnë dosje SPAK.
Dy efektivët u arrestuan në flagrancë nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore pasi morën 100 euro rryshfet për të toleruar shkeljen e rregullave të qarkullimit nga një qytetar që në të vërtetë ishte agjent i infiltruar i AMP.
Në momentin e ndalimit policëve iu gjetën 1400 euro.
Përpara arrestimit efektivët ishin vendosur nën survejim nga prokuroria pas disa kallëzimeve në adresë të tyre të qytetarëve për korrupsion.