AKTUALITET, 1 Qershor 2023, 11:54

Shkrirja e Albanologjisë dhe ndarja e buxhetit? Gjinushi: Bashkimin e kemi kërkuar ne! Asnjë shpenzim pa firmën e drejtorit

Shkrirja e Albanologjisë dhe ndarja e buxhetit? Gjinushi: Bashkimin e kemi

Kryetari i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi në një deklaratë për mediat ka komentuar vendimin e qeverisë për të shkrirë Akademinë e Studimeve Albanologjike, tha se buxheti i kësaj të fundit do menaxhohet nga ASH-ja dhe se nuk do bëhet asnjë lloj shpenzimi pa firmën e drejtimit.

Gjinushi tha se bashkimi i Albanologjisë me atë të Shkencave ka ardhur me kërkesën e kësaj të fundit, ku citoi “Bashkimin tonë e kemi kërkuar, nëse nuk do pranoheshin të bashkoheshin me ne mbetet rrugëve, shyqyr që ne i japim derën.

Nuk bëhet nga halli bashkimi, ASA nuk po dënohet as internohet, e vlerësojmë ndaj e kërkojmë. Po të ishte i dështuar dhe falimentuar do thonim larg”.

A do të ketë autonomi financiare?

Nëse buxheti i ASA-s shkonte përmes ministrisë, tani buxheti do vijë përmes akademisë.

Institucionet janë autonome, por do të jetë brenda institutit, nuk do bëhet asnjë shpenzim pa firmën e drejtorit. Pra ky është fitim autonomie dhe distancimi nga politika. Institucionet do funksionojë me këshill shkencor dhe bordin e tyre. ASA duhet të ishte e para që duhet të duartrokiste, drejtuesit e saj janë antarë të asamblesë dhe kanë votuar pro ose kanë heshtur. Jemi dakortësuar dhe në takimin mes ministrit. Por sa bëhen bashkë…dikush i kontrollon.  Mund të jetë dhe qendër ballkanike dhe sot për sot si bashkëpunëtor ka 26 nëngrupe.

Qoftë institutet pranë akademisë ngrihen me vendim të këshillit të ministrave, qeveria ka marrë vendimin që mos të jetë shkollë e lartë por ta bëjë pjesë të akademisë.

Bashkimin tonë e kemi kërkuar, nëse nuk do pranoheshin të bashkoheshin me ne mbetet rrugëve, shyqyr që ne i japim derën.

Nuk bëhet nga halli bashkimi, ASA nuk po dënohet as internohet, e vlerësojmë ndaj e kërkojmë. Po të ishte i dështuar dhe falimentuar do thonim larg.