AKTUALITET, 1 Qershor 2023, 10:11

Sot seanca në Gjykatën e Apelit, avokati kërkon lirimin nga burgu të Fredi Belerit

Sot seanca në Gjykatën e Apelit, avokati kërkon lirimin nga burgu

Ditën e sotme pritet të nisë seanca në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Fredi Belerin, kryetarin e zgjedhur për bashkinë e Himarës në zgjedhjet e 14 majit. Beleri kërkon lirim nga burgu dhe ndryshim të masës “arrest me burg”, vendosur nga Gjykata Antikorrupsion me kërkesë të SPAK.

Apelimin e ka kryer jo vetëm Beleri por edhe Pandeli Kokaveshi i cili pas arrestimit, u shtrua në spital.

Hetimi ndaj Fredi Belerit u krye mbas një referimi të policisë në datën 8 maj që angazhoi prokurorinë mbi dyshimet e shitblerjes së votës.

GJKKO dha vendimin “Arrest me burg” për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri dhe bashkëpunëtorin e tij, Pandeli Kokaveshi. Arrestimi i tij është bërë dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit, pasi akuzohet për shitblerje votash.

Kjo ngjarje solli reagime edhe nga pala greke, e cila ka bërë shpesh thirrje për lirimin e Belerit.