AKTUALITET, 5 Maj 2022, 14:08

GJKKO dënon me 3 vite e 6 muaj burg ish-prokurorin e Sarandës, Sali Hasa

GJKKO dënon me 3 vite e 6 muaj burg ish-prokurorin e Sarandës, Sali

Prokuroria ka dhënë pretencën për ish-prokurorin e Sarandës, Sali Hasa. Organi i akuzës ka kërkuar 3 vite e 6 muaj burg për Hasën.

Në dosjen e siguruar nga gazetari Ermal Vija janë dhënë pretencat edhe për të arrestuarit e tjerë: Emiljano Mirani 2 vite e 6 muaj burg; Elsona Papa 1 vit burg; Napolon Hodaj 2 vite burg; Julian Zera 1 vit e 3 muaj burg; Markelian Alinani 3 vite e 6 muaj burg; Qerim Ruçi 2 vite e 6 muaj burg dhe Bledar Hajredini 2 vite burg.

Ish-prokurori u arrestua disa muaj më parë me urdhër të SPAK. Hasa ra në pranga pas hetimeve të nisura gushtin e kaluar për një grup trafikantësh të lëndëve narkotike

Referuar hetimeve ka rezultuar se Hasa ka pushuar akuzën e plagosjes për Emiljano Miranin, pasi ka marrë një shumë parash nga motra e tij, Elsona Papa që po hetohet nën masën e arrestit shtëpiak.