AKTUALITET, 5 Maj 2022, 11:40

President i propozuar nga opozita/ Balla: Ilir Meta ishte zgjidhja më e gabuar

President i propozuar nga opozita/ Balla: Ilir Meta ishte zgjidhja më e

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka folur sërish këtë të enjtë për zgjedhjen e presidentit të ri. Ai u shpreh për mediat, gjatë nderimeve për 5 majin në varrezat e dëshmorëve në Lushnjë, se pas mbledhjes ditën e djeshme të Konferencës së Kryetarëve, një dialog i hapur me tre grupet parlamentare të opozitës ka premisa të mira për tu dhënë shqiptarëve një president përfaqësues për të gjithë.

“Siç jeni në dijeni raundi i parë do të zhvillohet me 16 maj dhe koha është e mjaftueshme me premisën e mirë të nisur dje në konferencën e kryetarëve në një dialog të hapur dhe transparent me të tre grupet parlamentare të opozitës për ti dhënë Shqipërisë një president për të gjithë shqiptarët”, është shprehur Balla.

Ndërkohë pyetjes nëse do të të miratonin një president nga opozita Balla tha: “Një president nga opozita siç ishte Ilir Meta ishte zgjidhja më e gabuar, siç ne e kemi thënë se nuk duam një president nga Partia Socialiste. Mendoj që presidenti i mirë duhet që të pranohet nga të gjithë shqiptarët, sipas Kushtetutës që përfaqëson unitetin e të gjithëve”.