AKTUALITET, 5 Maj 2022, 12:35

Mori një grumbull dheu për të kryer punime, gruaja në Vlorë gjen eshtra njeriu

Mori një grumbull dheu për të kryer punime, gruaja në

Një grua në qytetin e Vlorës ka denoncuar në polici se midis një grumbulli dheu që ka blerë për kryerjen e disa punimeve, janë gjetur mbetje kockore të ngjashme me ato të njeriut.

Policia bën me dije se mbetjet kockore janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për ekzaminime të mëtejshme. Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 05.05.2022, në sallën operative të DVP Vlorë, ka telefonuar shtetasja I. J., e cila ka kallëzuar se në një grumbull dheu, të marrë para disa ditësh, për të kryer punime, në afërsi të banesës së saj, në lagjen “Kushtrimi, ka gjetur mbetje kockore të dyshuara si ato të njeriut.

Mbetjet kockore do të dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për ekzaminime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.