AKTUALITET, 5 Maj 2022, 11:52

Vdekja e të riut në Komisariatin e Kavajës/ Meta: Tronditet besimi i qytetarëve te organet ligjzbatuese, të zbardhen rrethanat e ngjarjes tragjike

 

Vdekja e të riut në Komisariatin e Kavajës/ Meta: Tronditet

Presidenti Ilir Meta ka bërë thirrje të zbardhen rrethanat e ngjarjes tragjike në komisariatin e Kavajës ku një 31-vjeçar humbi jetën pasi dyshohet se u mbyt me lidhësen e kapuçit.

Meta shprehet se është i papranueshëm fakti që një qytetar humb jetën brenda institucioneve shtetërore ndërsa shton se ngjarje të tilla tronditin besimin e qytetarëve te organet ligjzbatuese.

“Duke i shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit Ilvi Meta, e konsideroj tepër të rëndë dhe të papranueshëm faktin që një qytetar humb jetën brenda institucioneve shtetërore, sikundër është Komisariati i Policisë së Kavajës.

Humbja e një jete në një moshë fare të re brenda Komisiariatit të Policisë përbën jo vetëm një tragjedi familjare, por trondit thellësisht besimin e qytetarëve tek organet ligjzbatuese.

Bëj thirrje për zbardhjen sa më parë të rrethanave të vdekjes tragjike të të riut Ilvi Meta dhe vendosjen përpara drejtësisë të përgjegjësve për këtë tragjedi të pajustifikueshme!”, shkruan presidenti Meta.