AKTUALITET, 5 Maj 2022, 12:59

Zbulimi i eshtrave në Vlorë, banorja: Pashë kafkën dhe kocka të tjera

Zbulimi i eshtrave në Vlorë, banorja: Pashë kafkën dhe kocka

Mbetje kockore të dyshuara si njeriu janë zbuluar ditën e sotme në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Kushtrimi” të qytetit.

Ka qenë një banore e zonës që ka njoftuar policinë, pasi ka konstatuar eshtrat në një grumbull dherash pranë banesës së saj.

Një banore e lagjes thotë gjithashtu për mediat se edhe ajo i ka parë mbetjet kockore. “Ishte një kafkë koke njeriu dhe dy-tre eshtra të tjera. Erdhi policia, i morën.  Makinat i kanë sjellë. Ka një dy javë aty”, thotë ajo.

Ngjarja është e buluar me mister, ndërsa eshtrat janë marrë për ekzaminim nga Mjekësia-Ligjore. Sakaq, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë.