TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-drejtoresha e Tatimeve, Brisida Shehaj, shprehet se nuk është informuar ende për padinë që kryeministri Edi Rama ka depozituar kundër saj.
Në një status në Instastory, Shehaj shkruan se po pret aktet nga gjykata. Me bindje ajo shton se është e aftë të faktojë gjithçka që ka thënë.
“Po më shkruani pafund për lajmin e dalë tani. Nuk kam dijeni për padinë që Edi Rama ka ngritur kundër meje. Pres aktet nga Gjykata por një gjë e di mirë. Jam në gjendje të faktoj ato ç’ka them. Love”, shkruan Shehaj.

Kryeministri Edi Rama ka paditur Brisida Shehajn, aktualisht nënkryetare e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe ish-drejtoreshë e Tatimeve. Rama kërkon të dëmshpërblehet me 1 milion lekë nga ajo. Kryeministri Rama pretendon të jetë dëmtuar nga deklarime të bëra nga Shehaj më 10 mars 2022 në një video-postim në profilin e saj në Instagram pas lajmërimit qeveritar për ngritjen e bordit të transparencës për çmimin e naftës.