AKTUALITET, 5 Maj 2022, 11:40

Vdes në spitalin grek 31-vjeçari shqiptar, disa ditë pasi ishte qëlluar me sende të forta në kokë

Vdes në spitalin grek 31-vjeçari shqiptar, disa ditë pasi ishte

Një i ri shqiptar, i moshës 31-vjeçare ka ndërruar jetë në Greqi, disa ditë pasi dyshohet se u plagos nga një shtetas grek.

Mësohet se i riu kishte marrë plagë të rënda në kokë. Ditën e mërkurë, ai ka ndërruar jetë në spitalin ku ndodhej i shtruar prej datës 27 prill.

Mediat greke shkruajnë se 31-vjeçari ishte përfshirë në një sherr në zonën e quajtur Sitea, një fshat në Kretë, ku u qëllua me sende të forta nga një 17-vjecar grek.

Pas ngjarjes policia e ka arrestuar të miturin grek, por u lirua nga Gjykata. I mituri tha se gjatë sherrit, shqiptari kishte rënë dhe kishte goditur kokën, duke marrë plagë të rënda.

Por hetimet do zbulojnë nëse shqiptari u qëllua nga i mituri apo plagët u shkaktuan pas rrëzimit në tokë.