TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sekretari për Çështjet Vendore në Partinë Demokratike Roland Bejko, deklaroi në emisionin “Arnautistan” në MCN TV se ndihet i përdor për kohën që i ka kushtuar PD-së.
Bejko u shpreh se Berisha e pengonte që të ishte i pari në listën për deputetë, ndonëse baza ishte në favor të tij.
“I vetmi pishman që kam është që i kam kushtuar shumë kohë, dhe në aspektin financiar sa mundem, PD-së në vite. Ndihem i përdorur. E kuptova që duke qenë nga Lazarati nuk do të mjaftonte vetëm përkushtimi dhe ndershmëria.
Politikan s’kam qenë ndonjëherë sepse s’kam qenë në Parlament. Këtë e ka penguar me dashje Berisha.
Më kanë vendosur të dytin në listë që unë të sillja ato vota që mos shkonin në parti të tjera, ndonëse kam qenë i kërkuar për të qenë i pari i listës. Në 2017-ën të kisha qenë unë, do të kishim marrë dy deputetë sot”.
Ndërsa komentoi faktin që mbi 30 deputetë nuk morën pjesë në Kuvendin e Berishës, Bejko tha:
"Deputetët treguan që nuk dolën për Lulzim Bashës, por t’i bëjnë një rezistencë kthimit të Berishizmit.
Në fjalën në Kuvend Berisha ishte i dobët, jo më i pari.
Berisha pruri kolonën e vet në krye të PD, sepse ai nuk e do partinë për pushtet, por ta përdorë partinë si koracë për veten e vet. Partinë nuk e shpëtoi por e mori më qafë”.