AKTUALITET, 30 Dhjetor 2025, 14:08

Gjendet i pajetë në banesë trupi i një gruaje, fqinjët telefonuan Policinë pasi nuk po përgjigjej! Ja për çfarë dyshohet…

Gjendet i pajetë në banesë trupi i një gruaje, fqinjët

Gjendet e pajetë në banesë trupi i një gruaje që jetonte e vetme.

Policia e Korçës bëri sot me dije se një e moshuar 84-vjeçare u gjet pa jetë në lagjen nr. 12 të qytetit.

Mësohet se kanë qenë fqinjët që kanë njoftuar policinë, pasi nuk kanë marrë përgjigje nga e moshuara. 84-vjeçarja u gjet e pajetë pasi zjarrfikësja ka bërë hapjen e derës.

Mësohet se e moshuara jetonte e vetme. Ky nuk është rasti i parë ku të moshuarit e vetmuar humbin jetën në banesë në Korçë.

Policia po kryen veprimet lidhur me rastin, për zbardhjen e dinamikës dhe shkaqeve.