TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama deklaroi se SPAK hyri brutalisht në territorin e ekzekutivit sa i takon çështjes Balluku.
“Rasti vjen në Parlament, dhe rasti para se të shkonte në Parlament, u fut në territorin e pushtetit ekzekutiv brutalisht, enjë kërkesë skandaloze për pezullim. Tani mund ta them me plot gojën. E kemi kërkuar gjithandej nëse ka një të dytë. Nuk ka. Nuk ka ndodhur as në Europë e në asnjë vend të botës. Që të mblidhet një gjykatës dhe një prokuror e të thotë; kështu kemi vendosur ne. Ne mbajtëm një qëndrim. Edhe në Parlament do të mbajmë një qëndrim.
Shqipëria është vendi më skandaloz i Këshillit të Komunitetit të Europës, nuk e them unë, por shifrat. Jemi në diferencë nga të tjerët, për burgosjen e njerëzve pa gjyq. Numri i njerëzve që gjenden sot në Shqipëri pa qenë të dënuar, të cilët në kuptimin e Kushtetueses dhe të konventave europiane, është më i madh se numri i atyre që janë të dënuar. E dini se sa janë këta? Nuk e dini! Tenxheret fjalën burg, vjedhje, hajdut, e kanë si kripën, piperin, dhe salcën në çdo lloj gjelle.”, tha ai.