AKTUALITET, 30 Dhjetor 2025, 11:43

"Do të prodhojmë dronët luftarakë e sistemet antidron"/ Rama: Kemi raketa 'Javelin' e 3 anije patrulluese. Kemi sot ushtrinë më të mirëpaguar, ia kalojmë dhe Serbisë

"Do të prodhojmë dronët luftarakë e sistemet

Gjatë konferencës vjetore me gazetarët, kryeministri Edi Rama foli edhe për ushtrinë dhe sistemin mbrojtës.

Ai u shpreh se vendi ynë ka raketa Javelin dhe tre anije patrulluese. Ndër të tjera kreu i qeverisë deklaroi se Shqipëria ka sot ushtrinë më të mirëpaguar në rajon, duke ia kaluar kështu edhe Serbisë.

“Kemi ushtrinë më të mirëpaguar në rajon, përfshi edhe Serbinë. Ambicia jonë është që ushtria jonë të arrijë në mesataren e vendeve të NATO-s sa I përket anës financiare.

Ky vit na gjen me një sistem raketor Javelin, na gjen me tre anije patrulluese që I kemi dhuratë nga Italia, na gjen me radarë falë bashkëpunimit me Francën. Ajo që mbetet ambicia kryesore është Shqipëria një vend prodhues i industrisë ushtarake.

Do prodhojmë dronët luftarakë dhe sistemet antidron. Në 2026 do të shihni edhe produktet e para. Ne vazhdojmë punën për të bërë kontrata të tjera për industrinë detare dhe ajrore”, u shpreh kryeministri Rama.

Edi Rama: Ky vit ka qenë viti i rilindjes së industrisë ushtarake, që u çmontua në fillim të viteve 90 se na u tha që s’keni nevojë për këto se na keni ne. Të gjitha vendet kanë nevojë të kenë bazën e tyre industriale dhe Shqipëria ka nisur ta bëjë këtë, ndërkohë që kemi parë me pozitivitet të madh edhe një tendencë në rritje të qasjes së të rinjve ndaj FA, ku objektivi është që personeli aktiv të rritet me 30% deri në fund të këtij mandati, janë 721 rekrutë të rinj që i janë bashkuar FA vetëm këtë vit.  Kemi ushtrinë më të mirëpaguar në rajon, përfshirë edhe Serbinë. Do vazhdojmë të rrisim mbështetjen me paga të ushtarakëve tanë sepse ambicia jonë është që të arrijë në mesataren e ushtrive të NATO-s sa i përket mbështetjes financiare. Ky vit na gjen me sistem raketor, me 3 anije patrulluese që i kemi dhuratë nga Italia, na gjen me radarë të vëzhgimit ajror falë bashkëpunimit me Francën.  

Shqipëria vend prodhues i kapaciteteve ushtarake, por edhe të eksportojë kapacitete industriale ushtarake. Janë hedhur themelet e industrisë së mbrojtjes Made in Albania. Do prodhojmë uniformat në vendin tonë dhe do ta bëjmë pikë referime për të prodhuar uniforma edhe për të tjerët. Ushtria suedeze qep një pjesë të uniformave të veta në Shqipëri, por me një marrëveshje kontraktuale me një manifakturë private. Do prodhojmë mjete të blinduara, autoambulanca, do prodhojmë dronë luftarak dhe sistemet antidronë. 6 mujorin e parë të 2026 do shihen dhe produktet e para.  Na akuzojnë për një kompani shtetërore që kemi ngritur për shtetin, e kemi ngritur që në çdo lloj qasje nga të huajt në Shqipëri, shteti ynë të marrë pjesën e vet, jo siç ndodhte më parë, por tenxheret zien. Kemi vënë në dispozicion fondin për të blerë dy avionët e parë zjarrfikës”