AKTUALITET, 21 September 2026, 15:51

Flakët përfshijnë një kasolle mbi pallat në Korçë

Një zjarr ka rënë mesditën e sotme në lagjen 4 të Korçës, ku flakët kanë përfshirë një kasolle të ndërtuar mbi tarracën e një pallati.

Shërbimet zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve. Në zonë ndodhen edhe forcat e Policisë së Shtetit, të cilat kanë siguruar perimetrin.

Deri tani nuk raportohet për persona të lënduar. Shkaqet e zjarrit nuk janë përcaktuar ende, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.