AKTUALITET, 21 September 2026, 15:16

Ambasadorja e re e BE-së në SPAK: Mbështetje të fortë për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar

Ambasadorja e re e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, ka zhvilluar takimin e parë me kreun e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Klodian Braho.

Gjatë takimit, BE-ja rikonfirmoi mbështetjen për një SPAK të pavarur dhe efikas, ndërsa në qendër të diskutimeve ishte lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit të nivelit të lartë.

Sipas Delegacionit të BE-së, puna e SPAK-ut në këto fusha konsiderohet e rëndësishme për forcimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri.

“Rikonfirmova mbështetjen e vazhdueshme dhe të palëkundur të BE-së për një SPAK të pavarur dhe efikas”, deklaroi ambasadorja Moreira de Sousa.

Ajo theksoi se arritja e rezultateve konkrete në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit mbetet një element kyç për përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.