TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Rama deklaroi se këto mesazhe janë pjesë e procesit, por sipas tij nuk mund të shërbejnë si prova.
Teksa shpreson për pafajësi për personave të përfshirë në dosje, Rama tha: “Për çfarë i duhet pafajësia, kush ia kthen prapësht jetën. Prandaj drejtësia demokratike ka vendosur kufij”
“Që kur mesazhet janë prova?! Dhe që kur mesazhet janë ushqim për mediat dhe që kur mbi bazë mesazhesh bëhen gjyqesh si në kohën e gjuetisë së shtrigave.
Mesazhet dhe cdo gjë tjetër që lidhet kush tha çfarë tha janë pjesë e procesit, nuk e përjashtoj unë këtë.
Por parapërfytyroni çfarë ndodh dhe sa përgjegjësi ka secili nga pjesëmarrësit në këto gjyqet e shtrigave kur dikush të dalë i pafajshëm. Për çfarë i duhet pafajësia, kush ia kthen prapësht jetën.
Prandaj drejtësia demokratike ka vendosur kufij. Prandaj në drejtësinë demokratike nuk lejohen shumë gjera nga ato që ndodhin kështu.”, tha Rama.
“Kryetari i Bashkisë së Fushë-Arrëzit ka bërë burg për prerje pemësh, jo se nuk është krim, por pa ju lodhur me detaje, rasti është turp! Pabarazia në tendera, nuk është korrupsion, është vepër tjetër. Ç’a do të thotë mesazhe? Që kur ato janë prova?! Që kur janë ushqim për mediat?! Patjetër janë pjesë e një procesi, por parafytyroni vetëm kaq, çfarë ndodh dhe sa përgjegjësi ka secili nga pjesëmarrësit në këto gjyqet e shtrigave kur dikush të dalë i pafajshëm, po ç’a i duhet më pafajësia atij njeriu kur i është shkatërruar totalisht jeta dhe familja? Kush ia kthen mbrapsht jetën?!
Prandaj drejtësia demokratike ka vendosur kufij! Unë nuk fajësoj mediat për këtë, por ata që i ushqejnë me këtë helm. Si mundet që ky vend të jetë ky dhe në të njëjtën kohë sigma që merret me analiza faktuale, nuk merret me mesazhe?! 37 raste për 12 vjet ndërveprime janë një numër krejt i arsyeshëm për të goditur fenomenet. Ndërkohë që deri tani kemi një numër të dënuarish shumë të ulët në raport me rastet, procese të zvarritura dhe Strasburgun që ka evidentuar gjëra të rënda kur dikush ka shkuar atje pasi ka kaluar këtë kalvar”, u shpreh kryeministri.
Kryeministri i vendit Edi Rama, u ndal edhe sot te çështja e paraburgimit në Shqipëri, e cila sipas tij është kthyer në alarm edhe për Këshillin e Europës. Ai theksoi po ashtu se e 1/3-a e të burgosurve janë të pa dënuar.
“Jemi vendi më skandaloz i Këshillit të Europës për nivelin e dënimeve, jemi vetëm me Rusinë mbrapa, por Rusia u përjashtua nga Këshilli. Kemi 1985 të dënuar dhe 4442 të burgosur. Në Shqipëri falë edhe jush, nuk ka të pafajshëm, por ka të dënuar, qysh në momentin që dyshohen. E ka kaluar njëherë këtë traumë ky vend.
Kjo shifër tregon që në Shqipëri probabiliteti që ti të shkosh në burg si i dyshuar është më i lartë se sa të jesh fajtor. Ky është fakti më rrëqethës, Këshilli ka bërë një dokument të të tërë për paraburgimin për çdo njeri që beson te dinjiteti i tjetrit, ai dokument është alarm, sepse në fund të ditës sensi i drejtësisë është më mirë 100 fajtorë jashtë se sa një i pafajshëm brenda.
Nuk është kap e fut njerëz brenda dhe e shohim nesër a jeni a s’jeni fajtorë. Përdorin këto shprehjet, përbën rrezik për prishje provash e për ikje, çdo lloj mase duhet argumentuar, nuk është automatike.
Pastaj vijmë te graviteti i veprës. Dua t’ju jap prapë pak shifra që janë të vërteta, mund të ketë një pasaktësi ë, por janë të vërteta. Jo çdo kush që hetohet dhe akuzohet nga Prokuroria ka bërë korrupsion. Ka edhe vepra të tjera, “shpërdorimi i detyrës” përshembull së cilës iu kthye edhe vetë BE sepse është si një thes i madh ku njerëzit futen kollaj fare. Ka dalë një direktivë e re për ta riparë këtë nocion”, tha Rama.