TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama, në konferencën për gazetarët, u ndal edhe te veprat penale, teksa po komentonte edhe rastin e zëvendës kryeministres Belinda Balluku, të marrë të pandehur.
Ai përmendi shpërdorimin e detyrës, që sipas të cilit, në këtë term futen “një thes i madh”.
“Vijmë te graviteti i veprës. Sa e gënjeshtërt e shëmtuar dhe e ligë është gjithë kjo tymnajë sipas të cilës Shqipëria ka arritur kulmin e korrupsionit. Po i referohem rasteve të institucioneve që merren me korrupsion. Korrupsioni në radhë të parë është vepër më vete. Jo çdokush që hetohet e akuzohet nga Prokuroria Speciale ka bërë korrupsion. Ka edhe vepra të tjera, shpërdorimi i detyrës psh është vepër që iu kthye edhe vetë BE.
Sepse është një term ku futen thesi i madh këtu, futen njerëzit kollaj fare. Sidomos kur jeton në një periudhë ku tenxheret thonë burg burg burg, shpërdorimi i detyrës dhe BE iu kthye me kërkesë të Gjermanisë. Jo vetëm të Italisë. Dhe ka dalë një direktivë e re për ta riparë këtë nocion. Pse? Sepse kushtetuta thotë janë tre pushtete të pavarur nga njëri-tjetri. Drejtësia është e pavarur nga ekzekutivi, por edhe ekzekutivi është i pavarur nga drejtësia.
Cila është pavarësia e një kryeminstri, zëvendës kryeministri apo një funksionar tjetër i lartë, është pavarësia për të marrë vendime. Nuk vjen dot një prokuror që të thotë se pse ti vendose kështu? Nëse vendimi im është i cili ka një prapavijë të qëllimshme jo pa dashje, për të përfituar në mënyrë të paligjshme apo sjellë dëm në mënyrë të vetëdijshme, këtu nuk jam i pavarur. Këtu është pavarësia e drejtësisë që vjen tek unë. Që nga fillimi i këtij kapitulli të drejtësisë speciale, janë 37 raste. E dini ju sesa raste.”, tha Rama.