TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Për kryeministrin Edi Rama Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion nuk është opozita e qeverisë.
Rama: Dua tju them këtë, SPAK nuk është opozita e qeverisë, SPAK është një institucion i krijuar falë vullnetit të kësaj force qeverisëse, i mbështetur nga kjo forcë qeverisëse, i garantuar nga kjo forcë qeverisëse. Të tjerë u betuan që do ta shkrinin, por nuk e shkrinë dot sepse votat i kemi ne. Është një institucion që bën punën e vetë.
Depresioni i thellë në të cilën ndodhet opozita politike e qeverisë bën që puna e SPAK bën që të jetë e vetmja pikë referimi e opozitës depresive për të goditur qeverinë.
Natyrisht, të 700 tenxheret politike dhe mediatike, produktin e këtij procesi e marrin e ziejnë dhe gatuajnë gjellëra të ndryshme duke shfrytëzuar gjysmë të vërteta për të prodhuar një tym të jashtëzakonshëm që djeg sytë e publikut, që shurdhon publikun me presionin e vet dhe që dezinformon publikun thellësisht.
Natyrisht, 700 tenxheret politike dhe mediatike, produktin e gjithë këtij procesi e marrin dhe e ziejnë dhe gatuajnë 700 lloj gjellërash të ndryshme duke bërë diçka që nuk ndodh në Shqipëri për herë të parë, duke shfrytëzuar gjysmë të vërteta, për të prodhuar një tym të jashtëzakonshëm që djeg sytë e publikut që shurdhon publikun me presionin e vet dhe dezinformon publikun thellësisht. Prandaj thonë që gjysmë e vërteta është edhe gënjeshtra më e madhe.
Është neveri e madhe që ka një aktivitet kaq intensiv gjysmë të vërtetash nga njerëz që nuk dinë të bëjnë punën e tyre, nuk dinë të bëjnë opozitën e qeverisë. Nuk dinë ta mundin PS. Askush nuk bën analizë lidhur me cila është e vërteta në gjithë punën e SPAK? Sepse e vërteta është ndryshe nga kjo që thuhet, SPAK nuk është opozita e qeverisë dhe cilat janë anët pozitive dhe negative të punë së SPAK.