AKTUALITET, 6 Qershor 2023, 13:04

“A jeni në vete?”- Silva Bino “kapet” me gazetarët pasi dëshmoi për 1 orë në SPAK për tenderin e ISHP-së! Si reagoi kur pa kamerat

“A jeni në vete?”- Silva Bino “kapet” me

Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino ka dëshmuar gati një orë në Prokurorinë e Posaçme lidhje me një tender të këtij institucioni.

Ajo u pyet nga prokurorët në cilësinë e personit që ka dijeni pasi ka qenë dhe drejtoreshë e këtij institucioni gjatë periudhës së pandemisë.

Në momentin kur doli nga SPAK, Silva Bino u acarua nga prania e gazetarëve duke iu drejtuar “Aman ku më gjetët”.

E pyetur se për çfarë dëshmoi, ajo refuzoi të flasë duke iu drejtuar gazetarëve “A jeni në vete? Po jo ore tani” dhe më pas u largua pa dhënë asnjë sqarim.