AKTUALITET, 1 Mars 2025, 14:23

Gara e Primareve/ Kreu i PD, Sali Berisha voton në selinë blu: Ditë e rëndësishme për pluralizmin politik në Shqipëri

Gara e Primareve/ Kreu i PD, Sali Berisha voton në selinë blu:

Kreu i PD Sali Berisha ka votuar në procesin e Primareve që po zhvillohet sot në të gjithë qarqet e vendit.

Në një prononcim për mediat, Berisha u shpreh se PD prin në betejën e saj për liritë e të drejtat e anëtarëve të saj.

“Përshëndetje për të gjithë ata që votuan dhe do të votojnë sot për të shprehur vullnetin e tyre për kandidatët që duan t’i përfaqësojnë. Kjo është një ditë e rëndësishme për PD, për pluralizmin politik dhe lirinë.

PD prin në betejën e saj për liritë e të drejtat e anëtarëve të saj”, tha ai.