AKTUALITET, 1 Mars 2025, 10:27

Votimi nga jashtë, mbi 202 mijë shtetas shqiptarë të regjistruar në PER

Votimi nga jashtë, mbi 202 mijë shtetas shqiptarë të

Mbi 200 mijë shtetas shqiptarë që jetojnë jashtë vendit janë regjistruar në Platformën Elektronike të Regjistrimit (PER), që nga data 11 janar, për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Sipas shifrave të bëra publike nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deri sot ora (09:26) 202 691 zgjedhësve iu është miratuar kërkesa për regjistrim.

Po sipas të dhënave të KQZ-së, 102 545 kërkesa janë refuzuar, ndërsa kanë mbetur edhe pak ditë nga përfundimi i afatit të regjistrimit që është data 4 mars.

Në total janë bërë gjithsej 310 138 kërkesa për regjistrim, janë shqyrtuar 305 236 kërkesa dhe 4 850 janë në shqyrtim.

Kërkesat për regjistrime janë nga vende të ndryshme të botës. Numri më i lartë i kërkesave për regjistrim të miratuara është nga Italia me 74 240, e ndjekur nga Greqia me 55 395, Gjermania me 21 689, SHBA me 17 453 dhe Britania e Madhe 14 683.

Sa i takon qarqeve, numri më i lartë i kërkesave për regjistrim të miratuara është nga qarku i Tiranës me 42 500, e ndjekur nga Fieri me 26 655 si dhe nga Durrësi me 20 912.

Votimi nga jashtë, mbi 202 mijë shtetas shqiptarë të