AKTUALITET, 1 Mars 2025, 12:30

“PS ka ndikuar në organizmin për operacionet e drejtësisë”/ Rama për reformën në drejtësi: Ka tumore për t’u hequr. E dhimbshme të përjetosh gjëra që e kupton se janë gabim

“PS ka ndikuar në organizmin për operacionet e

Kryeministri Edi Rama është shprehur se Partia Socialiste është organizmi ku bëhen operacionet kundër korrupsionit.

Rama tha sot se PS ka ndikuar në organizmin për operacionet e drejtësisë dhe se s"igurisht që në këto operacione ka dhe tumore për të pastruar".

"Duke i dhënë shpatën Zonjës së Drejtësisë, i ke hapur sytë që të shohë edhe qafën tënde. Se shpata është për t’u përdorur. PS ka ndikuar në organizmin për operacionet e drejtësisë. Sigurisht që në këto operacione ka dhe tumore për të pastruar. Siç ishte ajo historia që doktorët harruan çadrën në stomak. Ka gabime. Është praktikë e re. Është e dhimbshme të përjetosh gjëra që e kupton se janë gabim. Për pesë vite me radhë. Por me vetëdijen që po bëjmë gjënë e duhur. Kemi pasur shumë debate, shikoje se kjo bën muu, jo lëre kemi thënë", tha Rama sot.