TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur sërish akuzave të Sali Berishës për Engjëll Agaçin, i cili ka deklaruar se është arratisur, madje i kanë marrë edhe laptopin prokurorët e SPAK.
Në fjalimin e tij në asambletë e PS në Kamzë, Rama tha se opozita dëshiron të bëjë veç spektakël me jetët e njerëzve, pa u bazuar në fakte.
Rama tha se ndërkohë që Agaçi ishte në spital e luftonte për jetën, Berisha thoshte se ai është në arrati.
"Mund të ndodhte hataja nga momenti në moment, Por këneta nuk do ta dijë as për familjarët për asgjë, Thanë u arratis i morën laptopin, shkoi BKH në Kryeministri etj etj dhe vijojnë bëhen debate, kanë ndodhur apo jo? Luli iku po aritmetikën e la pas. Iku Luli iku aritmetika. Kemi pasur 60 ministra, 2 ministra të mandatit të parë janë të dënuar", tha Rama.