TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një person ka mbetur i plagosur pas një sherri mes vëllezërish në Berat. Sipas informacioneve zyrtare, ka nisur hetimi për dy vëllezër, të cilët kanë goditur me sende të forta dy vëllezër të tjerë.
"Policia referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit A. H, dhe B. H, (vëllezër), pasi mbrëmjen e djeshme, në fshatin Starovë, Berat, janë konfliktuar dhe kanë goditur me sende të forta (dru), shtetasit O. L, dhe F. L, (vëllezër). Si pasojë, shtetasi F. L., ka marrë dëmtime në kokë dhe ndodhet në spital, pa probleme për jetën", njoftoi zyrtarisht policia.