AKTUALITET, 1 Mars 2025, 10:05

“Një anëtar, një votë”/ Primaret në qarkun e Beratit, ja emrat e kandidatëve që garojnë për të hyrë në listën e kandidatëve të PD për deputetë

“Një anëtar, një votë”/ Primaret në qarkun

Prej orës 08:00 të mëngjesit të sotëm ka nisur procesi i votimit të Primareve të PD. Ky proçes që kryhet për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike të qarkut Berat, po zhvillohet edhe në 4 degët e Partisë Demokratike në të gjithë Qarkun e Beratit, në qytetet Kuçovë, Dimal, Poliçan dhe Skrapar.

Proçesi do të përfundojë në orën 18:00 dhe numërimi i votave do të kryhet në selinë e Partisë Demokratike Berat, ku do të mbërrijnë edhe kutitë e 4 degëve të tjera. Procesi është i organizuar mbi formulën “Një anëtar, një votë”, ku çdo anëtar i Partisë Demokratike ka të drejtë të votojë vetëm një prej kandidatëve në fletën e votimit.

Në fletën e votimit gjenden të renditur të gjithë kandidatët e qarkut, të dalë nga degët Berat, Kuçovë, Poliçan, Dimal e Skrapar.

Në garë për këto primare janë 10 kandidatët:

Avenir Berberi (biznesmen),

Esmeralda Braho (mjeke),

Erion Dasho (mjek),

Zija Ismaili (mjek),

Fatmira Kola (pedagoge),

Ledion Marra (inxhinier),

Oltion Merdari (pedagog),

Shaqo Merkaj (ish-ushtarak),

Monika Qosja (stomatologe)

Thoma Rumniçi (inxhinier)