AKTUALITET, 1 Mars 2025, 13:59

Primaret e PD/ Probleme në Pogradec, disa anëtarë tentojnë në votojnë me tesera false. Qytetari: Votoi vetëm gruaja, unë nuk e kisha emrin në lista

Primaret e PD/ Probleme në Pogradec, disa anëtarë tentojnë

Në të gjithë vendin po vijon procesi i Primareve të Partisë Demokratike.

Gjatë procesit të primareve në qytetin e Pogradecit, është tentuar të votohet me karta anëtarësie false. Sipas informacioneve, persona të ndryshëm janë paraqitur pa pasur emrin në listën e anëtarëve të partisë me karta anëtarësie të parregullta.

Menjëherë sapo këta persona kanë paraqitur kartën e anëtarësisë, komisioni i votimit ka vënë re parregullsitë dhe nuk ka lejuar që  me këto mjetë të votojnë, ndërkaq komisioni nuk i ka kthyer tek personat këto mjete të falsifikuara.

Aktualisht janë kapur 7 karta të tilla, ndërkohë sipas informacioneve nga komisioni rezulton që të ketë pasur një numër të konsiderueshëm të paraqitur me këto dokumente anëtarësie.

Në një prej qendrave të votimit në qarkun e Pogradecit, një nga anëtarët e PD ka denoncuar gjithashtu një problematikë.

Sadik Kapaj u shpreh se nuk ka mundur të votojë pasi emri i tij nuk ishte në listat e votuesve, edhe pse është anëtar i PD që nga viti 1993.

“Unë nuk votova nuk e kisha e emrin, unë jam që në ‘93 anëtarë i partisë, jam demokrat dhe i persekutuar i burgjeve. Erdha para një jave të merrja teserën e re dhe më thanë lejohet që të votohet, tani nuk e gjeta”, tha ai.