AKTUALITET, 6 Qershor 2022, 22:18

Genc Pollo: Pse Begaj nuk mund të jetë moralisht Presidenti i Republikës!

Genc Pollo: Pse Begaj nuk mund të jetë moralisht Presidenti i
Genc Pollo dhe Bajram Begaj

Genc Pollo thotë se Bajram Begaj nuk mund të jetë moralisht President i Republikës, pasi sipas tij ka përgjegjësi për "copëtimin e bazave ushtarake". 

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Pollo tha se Begaj mban përgjegjësi si drejtues i Shtabit të Përgjithshëm. 

"Janë coptuar katër bazat për t'ua dhënë bizneseve të qeverisë.

Anijet dhe helikopterët e rojeve bregdetare, për shkak të abuzimit dhe korrupsionit nuk janë në gjendje funksionale, ka përgjegjësi edhe Shtabi i Përgjithshëm.

Gjatë këtyre dy viteve, asgjë nuk është ndërmarrë, madje është vepruar gabim. Kjo e skualifikon personin në fjalë për të qenë kandidat për President i Republikës.

Bazat e ushtrisë, në të gjitha është tentuar dhe në disa është arritur që të jepet territori për ndertime. 

Ka ndodhur gjatë këtyre viteve të fundit, nga ministrat dhe kryeministri. Kanë qenë të përfshire shefi i Shtabit...

Zotëria që mori votat, ka qenë dy vjet dhe nuk ka bërë asgjë për të korrigjuar këtë situatë të tmerrshme, përkundrazi me disa veprime të tij ka gabuar. Kjo e skualifikon moralisht për President të Republikës.

E njëjta gjë vlen edhe për helikopterët dhe anijet. Me anijet, ato nuk kanë patur kontratë dhe mund të dalin vetëm ne det të qetë. Janë dy investimet qëndrore dhe duhet të ishin në punë.

Shtabi ka sipas ligjit përgjegjësinë të garantojë efikasitetin e të gjithë shëbrimeve", tha ndër të tjera Pollo.