TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ditëlindja e Mbretit Charles III është festuar edhe në Shqipëri, gjatë një eventi të organizuar nga Ambasada Britanike në Hotel Rogner.
Të ftuar kanë qenë Presidenti i Republikës, politikanë, gazetarë, biznesmenë dhe personazhe të njohur të vendit.
"Më e rëndësishmja, Monarkia Britanike ka të bëjë me vazhdimësinë dhe stabilitetin. Është një konstante e rrallë në jetët tona në kohën e kaq shumë ndryshimeve. Mbreti Karl është figura kryesore për Britaninë, i cili ngrihet mbi partitë politike dhe na bashkon.Vetëm javën e kaluar ishte një nder të kisha një audiencë me Mbretin dhe diskutuam sa e rëndësishme është Shqipëria për Mbretërinë e Bashkuar. Ne jemi këtu për të shënuar këtë moment të vecantë për Mbretin Karl i III-të. Por ky event është gjithashtu për të kremtuar forcën e marrëdhënieve mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë, si dhe lidhjeve mes popujve tanë", deklaroi Ambasadori Alastair King-Smith gjatë fjalës së tij.











