AKTUALITET, 13 Tetor 2025, 12:44

Forumi/ Ursula von der Leyen, thirrje nga Tirana: Koha për të investuar në Ballkanin Perëndimor është tani! Mos e lini t’ju humbasë kjo mundësi

Forumi/ Ursula von der Leyen, thirrje nga Tirana: Koha për të

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka mbajtur fjalën e saj në Forumin e Parë të Investimeve Bashkimi Europian-Ballkani Perëndimor që po mbahet në Tiranë.

Gjatë fjalës së saj, Von der Leyen u shpreh se ekonomitë e vendeve të BP janë të prirura të rriten me shpejtësi.

Ursula von der Leyen: Është përparim jo vetëm në letër por edhe në realitet, dhe falë punës së madhe të udhëheqësve si ju Edi, e këmbëngulës së qytetarëve, ky ndryshim pon ndodh këtu. Ballkani Perëndimor është tashmë në mënyrë të konsoliduar në rrugëtimin e vet për t’u bërë pjesë e BE.

Dhe e dimë se çfarë do të thotë kjo në terma ekonomike. E kemi parë të ndodhë, të gjitha vendet që janë bërë pjesë e BE kanë përjetuar rritje të pabesueshme ekonomike. E njëjta gjë do të ndodhë edhe në BP dhe nuk po flas për një të ardhme të largët.

Ekonomitë tuaja janë të prirura të rriten me shpejtësi. Ne e miratuam planin e rritjes për BP saktësisht për këtë arsye.

Mos e lini t’ju humbasë kjo mundësi. Koha për të investuar në Ballkanin Perëndimor është tani.