TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama theksoi se besimi i tyre për mbylljen e negociatave me Bashkimin Europian në vitin 2027 është i fortë dhe i bazuar në realitete konkrete.
Rama: Edhe unë personalisht, jo vetëm e besojmë këtë që themi, por bazuar mbi këtë besim ne zhvilluam edhe një fushatë të tërë zgjedhore, ku i kërkuam shqiptarëve të na japin mbështetjen, të na japin një mandat të fortë për Shqipërinë 2030 në BE.
Sa i përket çfarë kam thënë unë për BE tani më ka një kohë të gjatë që i kam thënë ato që kam thënë dhe nuk i heq asnjë presje, pasi në atë periudhë komisionit evropian i propozonte këshillit që të hapte negociatat dhe këshilli refuzonte për shkak të 2-3 vendeve që bëheshin pengesë. Ndërkohë që sot jetojmë prej disa kohësh jetojmë në një realitet tjetër në raport të Shqipërisë me BE. Sot ne jemi në një situatë ku kemi hapur pesë nga gjashtë grup kapitujt në 11 muaj.
Është një kohë rekord. Në Bruksel nuk të dhuron njeri asgjë, duhet ti fitosh ato që kërkon. Nuk do të ndodhte ky proces me shpejtësi nëse nuk do kishte një vullnet të madh jo vetëm nga Komisioni, por edhe nga vendet anëtare. Prej disa kohësh nuk ka lëkundje fare. Duhet të mbështetet anëtarësimi i vendeve të reja.
2027 nuk është viti që pamë në ëndërr në Tiranë, por është një vit që e kemi bashkë me BE si objektiv. Ky objektiv lidhet me detyrat që bëjmë këtë. Nëse vazhdojmë kështu ne do tja dalim që në 2027 ta mbyllim. Unë jo e besoj, por e kam bindje që është në dorën tonë që ne të arrijmë objektivin e 2027 sepse kam bindjen që presidentja nuk lëviz nga pozicioni i saj.