TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen vlerësoi progresin e madh që ka bërë Shqipëria në vitet e fundit në negociatat me BE.
“Kënaqësi të kthehem sërish në Shqipëri dhe ta nis turin këtu në tiranë. Shqipëria është në rrugën e duhur drejt BE. Ju keni bërë rrugë të gjatë, progress. Por unë dua të theksoj se është një progress i mrekullueshëm, shpejtësi rekord dhe përshpejtim të vërtetë në tre vitet e fundit. 5 nga 6 kapitujt janë hapur dhe të fundin do ta hapim këtë vjeshtë. E di përpjekjen tuaj personale dhe të ekipit tiaj në këtë udhëtim. Qëllimi është mbyllja e negociatave brenda 2027, na pëlqen ambicia dhe ne jemi të gatshëm dhe me ju në çdo hap. Momenti gjeopolitik ështëkëtu, agresioni i Rusisë në Ukrainë ka riformësuar kontinentin tonë.
Shqipëria e ka bërë zgjedhjen e saj mjaft të qartë. Jeni plotësisht në përputhje me politikën e jashtme dhe të sigurisë me BE dhe së bashku veprojmë si një. Që të afrohemi me BE është që të bëjmë edhe një biznes të sigurt. Në të vërtetë dy vjet më parëm ne lancuam planin e rritjes për B dhe parimi është ekonomia juaj ka fituar akses në tregonu e përbashkët dhe në këmbim ju zbatoni reforma kyç. Kjo është sesi marrin situatë të mirë në Ballkanin Perëndimor. Pra, dyerty e sektorit të tregut të vetëm janë të hapura për kompanitë tuaja dhe tonat. Pra është një ëin ëin situation, dhe plani i rritjes ka potencialin të dyfishojë ekonomitë e vendeve të BP në këtë dekadë.”, tha Von der Leyen.
Von der Leyen në Tiranë: Shqipëria e do Europën, gjenerata e re do që të jetojë në një BE të fortë e të sigurt
Presidentja e KE, Ursula Von der Leyen nga Tirana vlerësoi punën e bërë për integrimin në BE. Von der Leyen tha se Shqipëria e do Europën.
“I dashur Edi mesazhi im i fundit Shqipëria e do Europën dhe një studim i kohës së fundit ka treguar që edhe nëse do bëhej një referendum sot, 90% e shqiptarëve do votonin për antëtarëzimin në BE. Ky është sinjali më i qartë i të gjithave, gjenerata e re do të jetojë në një BE të fortë, të sigurt dhe të bashkuar”, tha Von der Leyen.