AKTUALITET, 13 Tetor 2025, 11:15

VIDEO/ Rama, konferencë me Von der Leyen: Po ecim me shpejtësi e mbarësi me negociatat në BE. Duhet të mbështesim pa rezervë Ukrainën

VIDEO/ Rama, konferencë me Von der Leyen: Po ecim me shpejtësi e

Kryeministri Edi Rama, pas takimit me presidenten e KE-së, Ursula Von der Leyen tha se Shqipëria po bën hapa të shpejtë drejt BE-së.

“Me presidenten kemi pasur një bashkëbisedim që ka prekur të gjithha temat e interesit të përbashkët, dhe natyrisht që për ne, mbetet një moment shumë i rëndësishëm dhe që ne vlerësojme shumë fakti që presidentja dhe komisioni aktual japin një rëndësi të posaçme BP, dhe japin një vëmendje të posacme procesit të përafrimit të vendeve tona me BE.

Dhe kemi folur për ecurinë e procesit të negociatave të Shqipërisë me BE, që në këndvështrimin tonë por edhe në sa unë dëgjova nga presidentja, është duke ecur me shumë mbarësi dhe me shumë shpejtësi dhe nga ana tjetër, folëm edhe për planin e ri të rritjes që BE, Komisioni i ka vënë në dispozicion BP duke i dhënë mundësinë cdo vendi që përkundër axhendës së reformave dhe realizimit të objektivave në kuadër të kësaj axhende të financohet nga BE, në mbështetje të thellimit të mëtejshëm te reformave.

Më vjen mirë se është në këtë pikë morën vlerësim pozitiv dhe do të vazhdojmë të kryejmë me përpikmëri dhe këmbëngulje të gjithë detyrat që kemi marrë përsipër."

Rama pret Von der Leyen: Duhet të mbështesim pa rezervë Ukrainën

Kryeministri Edi Rama në një konferencë për mediat me presidenten e KE, Ursula Von der Leyen tha se mbështetja për ukrainën duhet të vazhdojë pa rezervë.

“Duhet të vazhdojmë të mbështesim pa rezervë Ukrainën, sepse aty në të vërtetë përveç të tjerash zhvillohet edhe një përplasje mes një mënyrë të të parit të botës dhe të të kuptuarit të bashkëjetesës bazuar mbi parimet dhe vlerat e BE dhe një mënyrë krejt tjetër të të parit të botës që i sfidon dhe kërcënon këto vlera dhe këto parime”, tha Rama.