TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka shkëmbyer batuta me presidenten e KE-së, në hyrje të fjalës së tij në forumin e parë të Investimeve EU–WB6 (Bashkimi Europian – Ballkani Perëndimor).
Rama u shpreh se Ursula von der Leyen u rikthye në Ballkanin Perëndimor për të sjellë jo vetëm lajme të mira, por edhe detyra shtepie.
Gjithashtu, theksoi Kryeministri “po kështu edhe për të shijuar më shumë diell, një ushqim më të mirë dhe sigurisht më pak mërzi se sa në flluskën tënde të BE në Bruksel”.
“Faleminderit e dashur Ursula që u ktheve në Ballkanin Perëndimor për të na sjellë lajme të mira, por sigurisht edhe detyra shtëpie. Por po kështu edhe për të shijuar më shumë diell, një ushqim më të mirë dhe sigurisht më pak mërzi se sa në flluskën tënde të BE në Bruksel”, tha Edi Rama.
Edi Rama: Faleminderit Ursula që u ktheve në Ballkanin Perëndimor për të na sjellë edhe më shumë lajme të mira, edhe më shumë detyra shtëpie, por edhe për të shijuar më shumë diellin, ushqim më të mirë dhe më pak mërzi se sa në flluskën tënde të të BE në Bruksel.
Dua që ti bëj një falënderim të veçantë skuadrës suaj për bashkëpunimin e jashtëzakonshëm për ta bërë realitet këtë gjë dhe sidomos drejtorit tuaj të përgjithshëm që ndau me ne mendimet e veta të mprehta për dobinë e një konference të tillë investimesh mes BE dhe BP. Konferencë që jemi të gatshëm ta kthejmë në një mbledhje të përvitshme, në një program gjithnjë e më ambicioz”