AKTUALITET, 13 Tetor 2025, 11:45

Aksidenti/ Furgoni me turistë del nga rruga dhe përfundon në kanal, 5 të lënduar, shoferi në gjendje të rëndë

Aksidenti/ Furgoni me turistë del nga rruga dhe përfundon në

Një furgon që transportonte turistët polakë drejt Beratit ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës nacionale Lushnje- Berat.

Katër prej turistëve kanë përfunduar në spitalin e Lushnjes ku janë nisur me urgjencë dhe janë nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i furgonit është në gjendje më të rëndë.

Policia në vendngjarje po dokumenton këtë ngjarje për të gjetur dhe shkaqet e aksidentit në afërsi të fshatit Çiflik.

Sipas të dhënave të para drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin. Segmenti rrugor nacional Lushnje-Berat vazhdon të jetë burim aksidentesh.