AKTUALITET, 13 Tetor 2025, 10:30

"Akomodohet" në spitalin e burgut/ Akuzohet për trafik ndërkombëtar droge, “Cinco” kërkon ndryshim të masës së sigurisë: Jam sëmurë

"Akomodohet" në spitalin e burgut/ Akuzohet për trafik

Ermir Ndreaj, i njohur si ‘Cinco’ ka bërë sot një kërkesë për zëvendësimin e masës së sigursë në Gjykatën e Posaçme.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se Ndreaj, i cili ndodhet pas hekurave që prej korrikut, kërkon ndryshim të masës për arsye shëndetësore. Aktualisht ai qëndron në spitalin e burgut.

Ermir Ndreaj, akuzohet për trafik droge, ndërsa dyshohet se ka kontrabanduar tonelata kokainë nga Amerika Latine drejt Europës, duke përdorur kompani “fasadë” për trafikim.