TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Spiro Karaj në një intervistë për emisionin “Me zemër të hapur” në News24 ka mohuar akuzat që rëndojnë ndaj gruas së tij dhe djalit, Marjeta dhe Besmir Karaj, që akuzohen për vrasjen e Menduh Kurt-Deda.
Karaj tha në një lidhje telefonike se gruaja dhe djali i tij nuk kanë lidhje me vrasjen e 61-vjeçarit. Po ashtu ai mohoi dhe zërat se gruaja e tij kishte një fëmijë ilegal.
“Nuk mbaj mend asgjë për 2017-ën. Nuk di asgjë se për çfarë bëhet fjalë. Nuk kam dijeni, s’di asgjë. Djali shkonte dhe vinte në Itali, si gjithmonë. Ai vinte me pushime siç erdhi tani bashkë me pronarin. Djali është qytetar i rregullt në Itali. Djali im është beqar. Nuk jam i interesuar për ça bënte. Se di nëse ka pasur lidhje, se di. Nëse e dini ju, na e thoni. Nuk jam në dijeni të borxhit. Ia kam lënë buxhetin gruas, se vetë jam i sëmur. Kam 33 vite i sëmur, me cerozë në mëlçi. Punë të vogla bëj sa të duash. Marjeta kishte një organizatë, dhe ikte dy orë e vinte prapë në shtëpi. Se di se ça organizate ka punuar më parë. Nuk e di nëse është ka qenë sekretare e viktimës. Ore ça po thoni? Jam bashkëshorti i parë që nga 83-shi. S’ke ça pyet për përralla. E vërtetë është se babai i Marjetës ka vrarë një nga vëllezërit. S’më ka pyetur policia në asnjë rast, as në 2017-ën dhe as tani. Nga mediat e mësova ngjarjen. Kam marrëdhënie të shkëlqyer me djalin tim, komunikojmë çdo ditë. Në dijeninë time nuk e di që të jetë martuar më herët. Nuk e di pse u vra vëllai i Marjetës. S’punë kam unë me ata?! Ajo nuk është urdhëruese e vrasjes, ajo s’di gjë fare. Jo nuk është ajo, as djali im.”, tha ai.
Spiro Karaj tregoi se nuk ka pasur dijeni për asgjë dhe se nuk ka pasur asnjëherë shqetësime të tilla në familje. Gjithashtu ai është shprehur se qëndronin bashkë me bashkëshorten, shkonte në punë dhe kujdesej gjithashtu për të se ishte i sëmurë.
“Pronari ka biznes në Itali, donte të hapte dhe biznes këtu në Shqipëri. Ça lidhje kanë këta ?! Gruaja kujdesej për mua tërë kohës, se isha i sëmur. Dy orë ikte në punë, dhe vinte në shtëpi, rrinte tërë kohës me mua.”, është shprehur më tej ai.
Pjesë nga intervista:
Nuk kanë pasur magazinë?
Burri i Marjeta Karaj: Jo asgjë.
Keni qenë në dijeni për borxhin 10 mln lekë të vjetra?
Burri i Marjeta Karaj: Nuk di gjë moj ti, ajo shkonte në punë. Nuk ndërhyja
Po ku vetë keni punuar?
Burri i Marjeta Karaj: Ka punuar sa na kanë dalë brinjët
As nga djali juaj s’keni pasur shqetësim?
Burri i Marjeta Karaj: Po jo asgjë, çfarë jeni duke folur. Asgjë.
Nuk është e vërtetë që keni pasur tentativë divorci?
Burri i Marjeta Karaj: As nuk është parë ndonjëherë në ëndërr, asnjëherë.
A ishte përfaqësuese e fëmijëve…?
Burri i Marjeta Karaj: Ishte, por s’ka pasur zyrë…Çfarë të them unë jam me dhimbje me mushkri. Kam tentuar të shkoj ta takoj, por nuk ka lë askush të dalë.
Djali i arrestuar bashkë me bashkëshorten që pretendon se është shok me djalin?
Burri i Marjeta Karaj: Nuk i njoh fare,. Nuk e di çfarë surrati ka. Nuk e besoj këtë ngjarje, e kam akoma si ëndërr. Nuk e besoj gjallë në botë. Si të gjitha familjet e tjera, kam punuar një jetë në ndërtim. Nuk më kanë munguar para, ia kam lënë asaj të drejtën e lekëve, nuk e pyes unë ku shkon a apo jo.
Në 2017 kështu ka qenë marrëdhënia?
Burri i Marjeta Karaj: Po njësoj, asnjë pikë dyshimi.
S’keni pasur biznes privat?
Burri i Marjeta Karaj: Jo, jo s’kemi pasur biznes privat. Do të luftoj për të mbrojtur djalin me të gjitha mundësitë. Nuk e di është e pafajshme.