TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputetja e PL-së Erisa Xhixho ka reaguar pas deklaratës së ministres së Arsimit se nxënësit e klasave të para deri te klasat e treta do i kenë tekstet e mësimeve falas.
‘Qeveria pranoi dje që çdo vit ka mashtruar duke u thënë shqiptarëve që po u jap libra falas. Vendimi i marrë dje, për tekste falas për klasat I-III, është qesharak dhe sa për të larë duart me një premtim të pambajtur prej kohësh’, shkruan Xhixho në Facebook.
Postimi i plotë:
Qeveria pranoi dje që çdo vit ka mashtruar duke u thënë shqiptarëve që po u jap libra falas.
Vendimi i marrë dje, për tekste falas për klasat I-III, është qesharak dhe sa për të larë duart me një premtim të pambajtur prej kohësh.
Po nxënësit nga klasa III deri IX të kujt janë?
Kjo nuk zgjidh problemin e teksteve të papërdorshme, që u vihen përpara nxënësve çdo fillim viti shkollor.
Për klasat e tjera, problemi do të vijojë të mbetet i pazgjidhur: tekste të dala jashtë përdorimit, që nuk janë alternativë. Prindërit do të vijojnë sërish t’i blejnë çdo shtator, shpesh duke kursyer edhe nga paratë e ushqimit.
Partia e Lirisë ka propozuar një amendament të veçantë për tekstet falas, si një nga mekanizmat që mbështesin arsimin cilësor.
Qeveria e inceneratorëve që parashikon 950 milionë euro për pagesa PPP dhe koncesione, nuk gjen para për libra të rinj falas për vogelushët e vendit dhe për të lehtësuar familjet shqipare që përballen të vetëm me këtë krizë ekonomike.
Kjo qeveri ka prioritet PPP dhe oligarkët pranë saj dhe jo arsimin dhe edukimin e brezave.