TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Detaje të reja janë zbuluar nga atentati ndaj dy shqiptarëve në Greqi, Kreshnik Çerçizaj dhe Armando Ogranaja.
Raporti mjekoligjor i dy viktimave që u qëlluan për vdekje mbrëmjen e së dielës (18 dhjetor) brenda një lokali pritet të dalë sot. Ndërkohë policia, duke analizuar lëvizjet e autorit në video, ka deklaruar se bëhet fjalë për një të ri, i cili është arratisur me ndihmën e bashkëpunëtorëve të tij.
Mënyra e veprimit të tij, konsiderohet si shfaqje pushteti dhe demostrim force.
Objektivi i atentatit mësohet se ishte Kreshnik Çerçizaj, i cili mori dy plumba në kokë.
41-vjeçari ishte liruar nga burgjet e Korydallos në vitin 2005. Në vitin 2008 u arrestua sërish për vjedhje, ndërsa në vitin 2012 u akuzua për grabitje në Janinë.
Katër vite më vonë ai u arrestua sërish, pas zbulimit të një plantacioni hashashi në Korint. Ai ishte liruar me kusht dhe i ndalohej të largohej nga vendi.
Ndërsa 44-vjeçari, i cili u qëllua me plumb në bark dhe kraharor, ishte akuzuar për armëmbajtje pa leje dhe veprën e paligjshme të lojërave të fatit.
Në hetim është e shkuara e tij, si edhe po kontrollohen kontaktet e 41-vjeçarit, pasi dyshohet se bëhet fjalë për një larje hesapesh, në kuadrin e mafias shqiptare.