TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, do të vizitojë Shqipërinë më datë 22 dhjetor.
Vizita e Mitsotakis do të përqendrohet në minoritetet greke në jug të vendit, Himarë, Finiq dhe Dropull.
Në disa prej takimeve të parashikuara në këto zona do të jetë i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama.
Kujtojmë se kryeministri grek kishte planifikuar vizitën në jug të Shqipërisë më datë 6 dhjetor të këtij viti, por vizita e tij u anulua për shkak të kushteve atmosferike.
Mitsotakis mori pjesë në samitin BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë më 6 dhjetor, nga ku foli për raportet e mira mes dy vendeve, ndërsa tha nënvizoi se ka progres në çështjen e detit.