TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka reaguar në lidhje me shqetësimin e ngritur nga juristët për shitjet që kanë nisur në Portin e Durrësit.
Juristët thonë se blerësi nuk garantohet, ndërsa Blushi thekson se përmes kësaj skeme mafioze Rama synon të grabisë paratë e shqiptarëve.
Blushi i bën apel drejtësia që të reagojë pa vonesë dhe të ndërhyjë për të penguar nënshkrimin e çdo kontrate paraprake shit-blerje, në kundërshtim të ligjit dhe në dëm të qytetarëve.
“Pa asnjë tullë të vendosur dhe pa leje ndërtimi, në Durrës kanë nisur të shiten “apartamente” që nuk ekzistojnë. Shitja e ajrit për banesa, në të ashtuquajturin Portin e Durrësit është një aferë tipike mafioze e Edi Ramës, që synon të grabisë paratë e shqiptarëve përmes një skeme të mirëfilltë piramidale.
Drejtësia duhet të reagojë pa vonesë dhe të ndërhyjë për të penguar nënshkrimin e çdo kontrate paraprake shit-blerje, në kundërshtim të ligjit dhe në dëm të qytetarëve”, shkruan Blushi.