TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Janë publikuar fotot e Besmir Karajt, djalit të Marjeta Karajt i cili dyshohet se ka vrarë në makabër Menduh Kurtdedën. Në foto ai shihet krah shoferit të shoqatës, Faik Stojna.
Siç edhe është raportuar më herët Besmiri punonte si shofer, shpërndarës mallrash në biznesin e Faikut dhe kishin një raport të mirë.
Kjo mund të kuptohet edhe nga fotoja që Besmiri ka publikuar së bashku me Faikun ku shkruan “me shefin”, e ndërsa ai i përgjigjet “unë nuk jam shefi jot, por miku jot deri në infinit”.
Për zbardhjen e krimit makabër të ndodhur në 2017, Menduh Kurtdeda, i cili u rrah dhe u dogj i gjallë në Dajt, ka ndihmuar dëshmia e Faiks Stojnës, ish i dashuri i Marjeta Karajt.
Atij i ishte rrëfyer gjithçka nga Marjeta dhe djali i saj, Besmiri. Ky i fundi punonte si shofer, shpërndarës mallrash në biznesin e Faikut dhe kishin një raport të mirë, aq sa për t’i rrëfyer një krim kaq makabër.
Vrasja ndodhi në maj të 2017, ndërsa zhvarrosja e trupit të viktimës është bërë në 10 shkurt të 2021. Kjo pasi familjarë të viktimës kanë dëshmuar për policët që i afërmi i tyre kishte protezë dhe kjo ka shërbyer si pikënisje për autoritetet që të bëjnë analizat e ADN-së. Mostra u është marrë 2 djemve të Menduhut, Mareglenit dhe Andreas, si dhe vëllait të viktimës, Musait.
Në përfundim rezultoi se trupi i pajetë i gjetur ishte i Menduh Kurtdedës. Dëshmitë e Faik Stojnës dhe Gazmir Ngotës se Menduhu i kishte një borxh Marjeta Karajt, i ka orientuar hetimet në këtë pistë e ku në fund rezultoi se kjo shumë prej 1 mln lekësh, ishte shkaku i vrasjes në mënyrë makabre të 61-vjeçarit.